“Një tifoz i shquar në stadium për Ronaldon”, ja si e pasqyrojnë mediat italiane vizitën e Ramës në Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 19:19

“Një tifoz i shquar në stadium për Ronaldon”, ja si e pasqyrojnë mediat italiane vizitën e Ramës në Torino

Prezenca e kryeministrit Edi Rama në “Allianz Stadium” të shtunën dhe fotografia me yllin portugez Cristiano Ronaldo, ka marrë edhe vëmendjen e media sportive italiane.

“Juve, Kryeministri shqiptar në stadium për CR7-ën”, e titullon artikullin e publikuar këtë të martë sportivja italiane “Calciomercato”.

calciomercato

“Një tjetër tifoz i shquar i shtohet grupit të Juventusit. Ardhja e Cristiano Ronaldo-s ka sjellë edhe Kryeministrin Edi Rama në “Allianz Stadium” të shtunën në mbrëmje, në takimin e fituar 2-0 kundër Lazio-s. Pas suksesit kundër kryeqytetasve, në të cilin Ronaldo nuk ka shënuar, kryeministri ka patur rastin të takojë fenomenin portugez, si dhe të marrë një bluzë të nënshkruar nga të gjithë protagonistët bardhëezinj”, shkruan në artikull “Calciomercato”, që publikon edhe postimin në Instagram të kreut të qeverisë shqiptare, i cili pozon krah CR7-ës.

Rama-roni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"