Një “telash” i mirëpritur nga Brdariç, Ardit Hoxhaj jep një sinjal për formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2021 | 18:43

Një “telash” i mirëpritur nga Brdariç, Ardit Hoxhaj jep një sinjal për formacionin

Rikthimi te goli i sulmuesit Ardit Hoxhaj, i cili ka vuajtur shpesh dëmtimet në muajt e fundit, ka kënaqur jo vetëm lojtarin, por edhe stafin kuqeblu.

Ardit Hoxhaj Vllaznia

Vlonjati ka qenë një prej sulmuesve më të mirë në sezonin e kaluar, madje pati oferta konkrete për të nga klube turke, por presidenti Xhaferi e bindi të rinovonte marrëveshjen. Hoxhaj luajti si titullar në Kupë ndaj Pogradecit dhe shënoi golin e parë, në një kohë që tashmë ka kapur formën e tij më të mirë dhe nuk është çudi që ta nisë nga fillimi edhe kundër Egnatias të hënën.

Trajneri Brdariç ka preferuar në këtë fillim sezoni në repartin e sulmit më së shumti treshen Latifi-Aralica-Gjurgjeviç, por gjithashtu ka luajtur edhe Da Silva.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"