Një talent premtues në Formula 1, legjenda e garave paralajmëron djalin e Shumaker: Karriera jote mund të mbarojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 11:51

Një talent premtues në Formula 1, legjenda e garave paralajmëron djalin e Shumaker: Karriera jote mund të mbarojë

Djali i legjendës Mikale Shumaker, Mik, ka zgjedhur që të ndërpresë bashkëpunimin me Haas dhe Ferrarin, ndërsa tashmë ndodhet në kërkim të një skuadre për vitin 2023. Gjithsesi duket se vendet e lira janë të pakta dhe po zihen shpejtë nga të tjerët, gjë që mund ta lërë 23-vjeçarin pa skuadër në sezonin e ri.

Collage Maker-29-Sep-2022-11.50-AM

Këtë gjë e ka komentuar një tjetër legjendë gjermane e garave, Hans-Joakim Stak, i cili ka paralajmëruar Shumakerin, se karriera e tij mund të përfundojë nëse ai nuk gjen menjëherë një skuadër të re.

Ai e cilëson gjermanin si një talent vërtet premtues të garave në Formula 1 dhe i bën thirrje gjithashtu skuadrave, sidomos Ëilliams që ta marrë atë në skuadër.

“Habitem se si asnjë skuadër ende nuk e ka siguruar atë për sezonin e ri. Williams sapo e mbylli me Latifin dhe do të ishte një mundësi e mirë ta merrte atë në skuadër. Gjithashtu jam habitur se si Haas nuk bëri asgjë për ta bindur Shumakerin të qëndronte në ekip. Nëse ai qëndron një vit pushim do të jetë e rrezikshme më vonë për të, pasi nëse largohesh të paktën njëherë nga Formula 1, atëherë karriera mund të mbarojë më shpejtë seç e pret”, u shpreh Stak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"