Një talent “dezerton” Dinamon, shfaqet në stërvitje te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 18:39

Një talent “dezerton” Dinamon, shfaqet në stërvitje te Partizani

Partizani duket se ka në qendër të merkatos “dinamovitët”. Pas Xhuliano Skukës, Elsamed Burgaj është bashkuar me “demat e kuq” në stërvitje.

partizani

18-vjeçari zyrtarisht është pjesë e Dinamos dhe ka kontratë me blutë deri në fund të sezonit. Gjithsesi, ky fakt nuk e pengon aspak qendërmbrojtësin të braktisë skuadrën e Dinamos U-19 e t’i bashkohet të kuqve.

Te “nëndetësja” nuk kanë në plan ta lënë të lirë të riun dhe me shumë mundësi, atij do t’i duhet të qëndrojë pa luajtur deri në fund të sezonit, kur më pas del i lirë dhe mund të federohet si lojtar i Partizanit. Burgaj është pjesë e Kombëtares U-19 dhe shihet si një talent shumë premtues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"