Një super mami si tenistja e famshme serbe (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 19:07

Një super mami si tenistja e famshme serbe (FOTO)

Ana Ivanoviç është bërë nënë, nga lidhja me futbollistin gjerman Bastian Schweinsteiger.

Çifti i famshëm i sportit ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, që është një djalë dhe do të quhet Luka.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale tenistja e famshme serbe nuk e ka fshehur aspak gëzimin e të bërit nënë për herë të parë. Luka lindi në 17 mars në Çikago dhe gëzon shëndet të mirë.

Ndërkohë në shtatorin e vitit 2014 Ivanoviç dhe Schweinsteiger filluan të takohen së bashku dhe në 12 korrik 2016 u kurorëzuan në martesë. Një vit pas martesës çifti njoftoi se do të bëheshin prindër. Tani në moshën 30-vjeçare, Ivanoviç ka mundësi që të mos mendojë më aq shumë për tenisin.

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"