Një sulmues rikthehet te Luftëtari, Fili nis stërvitjen te skuadra e njohur europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 13:10

Një sulmues rikthehet te Luftëtari, Fili nis stërvitjen te skuadra e njohur europiane

Çudira merkatoje! Sulmuesi Renato Spahiu iku pak ditë më parë nga Luftëtari dhe nisi stërvitjen me Flamurtarin. U mendua se lojtari do të vazhdonte karrierën me vlonjatët, por nuk ndodhi kështu.


luftetariii

Dje Spahiu është rikthyer sërish në Gjirokastër dhe ka vazhduar përgatitjet me skuadrën bluzi. Me sa duket, ish-sulmuesi i Laçit, pasi ka parë situatën e rënduar në Vlorë, ka menduar të kthehet te Luftëtari, një tjetër klub që gjithashtu e ka merkaton të bllokuar.
fili

Ndërkohë, Realdo Fili pritet ta vazhdojë karrierën në Rumani te Botoshani, aty ku stërvitet prej pak ditësh. Megjithatë, fieraku ende nuk i ka marrë letrat nga Luftëtari. Ai ka bërë një padi në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"