Një sulmues nigerian për Tiranën, trajneri Egbo gjen “Olainkën e ri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 8, 2020 | 23:51


Një sulmues nigerian për Tiranën, trajneri Egbo gjen “Olainkën e ri”

Tirana ka nisur fuqishëm merkaton. Kështu, bardheblutë janë duke afruar një sulmues të huaj. Bëhet fjalë për një nigerian. Lojtari është gjetur nga vetë Emanuel Egbo dhe nëse ai qëndron në skuadër, do të marrë edhe sulmuesin e huaj.

egbo

Te bardheblutë nuk e tregojnë emrin, sepse akoma nuk ka asgjë zyrtare. Lojtari do të afrohet, vetëm nëse Egboja qëndron në skuadër si trajner i parë. Kujtojmë që Egboja është personi, i cili solli në Shqipëri Peter Olainkën, një nga futbollistët që edhe sot prodhon para për Bylisin dhe Skënderbeun, që pas eksperiencave në Superiore e shitën lojtarin afrikan.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com