Një sulmues nga Gjermania dhe gol në Serinë A, njihuni me pesë legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 9:08

Një sulmues nga Gjermania dhe gol në Serinë A, njihuni me pesë legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Gjatë fundjavës që sapo u mbyll, futbollistët shqiptarë kanë bërë kryesisht paraqitje të mira në Europë dhe në sy bien golat e shumtë të shënuar nga legjionarët, duke filluar që nga Hysaj në Serinë A.

hysaj

Portali i njohur “Sofascore”, sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët kuqezi më të vlerësuar këtë fundjavë.

Në vendin e parë është sulmuesi anësor Jason Ceka i cili aktivizohet në Bundesligën e Dytë gjermane me Magdeburgun, që është vlerësuar me 8.1. Ai ka arritur të shënojë edhe një gol në fitoren 4-0 ndaj Arminia Bielefeld. Në vendin e dytë është Odise Roshi që ka marrë vlerësimin 7.8, ndërkohë që Elseid Hysaj që ka shënuar në kampionat, është vlerësuar me 7.3

Të njëjtat nota kanë marrë edhe Jon Mersinaj me Lokomotiva Zagrebin në barazimin 0-0 ndaj Varazdin dhe Mario Mitaj i Lokomotivës së Moskës që luajti titullar në fitoren 2-4 ndaj Dinamos së Moskës.

legjionaret

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"