“Një sportiste e përmasave botërore”, presidenti Meta nderon me titullin “Mjeshtër i Madh” Luiza Gegën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 17:44

“Një sportiste e përmasave botërore”, presidenti Meta nderon me titullin “Mjeshtër i Madh” Luiza Gegën

Presidenti i Republikës Z.Ilir Meta, vlerësoi ditën e sotme me titullin “Mjeshtër i Madh”, një nga sportistet më të shquara në të gjithë historinë e atletikës shqiptare.

ILIR Meta, Luiza Gega

Bëhet fjalë për kampionen absolute, Luiza Gega. 31-vjeçarja dibrane i ka siguruar Shqipërisë shumë medalje të arta, duke bërë krenarë shumë shqiptarë anë e mbanë botës.

“Një sportiste e përmasave botërore si Luiza, është nder dhe krenari për të gjithë ne”, shkruan ndër të tjera presidenti Meta, në statusin e tij në “Facebook”.

POSTIMI I PLOTË:

Sot pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin “Mjeshtër i Madh”, një nga sportistet më të shquara në të gjithë historinë e Atletikës shqiptare, Luiza Gega. Një sportiste e përmasave botërore si Luiza, është nder dhe krenari për të gjithe ne! Atletika, shumë e rëndësishme për të gjitha sportet e tjera!

Ilir Meta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"