Një shtysë më shumë që Vllaznia të marr 3 pikët ndaj Partizanit, zbulohet shpërblimi në rast fitoreje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2020 | 13:29

Një shtysë më shumë që Vllaznia të marr 3 pikët ndaj Partizanit, zbulohet shpërblimi në rast fitoreje

Vllaznia e ka vlerësuar maksimalisht ndeshjen e radhës me Partizanin që do të luhet nesër në kryeqytet. Kuqeblutë do të kërkojnë fitoren, e cila do t’i mbante me shpresa për t’iu shkëputur vendit të tetë në renditje.

ademi dhe xhaferi

Për të shtuar edhe më shumë motivimin dhe dëshirën e futbollistëve për të marrë këtë trepikësh, po mendon edhe sponsori i ri i klubit “Vllaznia”, Alban Xhaferi. “Skuadra është e motivuar për këtë ndeshje, por megjithatë ne kemi menduar që të akordojmë edhe një premio në rast fitoreje.

Shpërblimi do të jetë në vlerën e 5 milionë lekëve të vjetër dhe besoj se ajo do t’i karikojë edhe më shumë lojtarët. Jemi shumë entuziastë se do t’ia dalim ta mbyllim këtë sezon ashtu si duhet dhe pastaj sezonin e ardhshëm të bëjmë plane për një skuadër krejt ndryshe”, u shpreh Xhaferi për mediat lokale në prag të ndeshjes me Partizanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"