Një shqiptar shënon për Bazelin, Lenjani fitore shprese për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 18:44

Një shqiptar shënon për Bazelin, Lenjani fitore shprese për mbijetesën

Ka qenë Ajeti ai që në frymën e fundit i ka dhënë fitoren Bazelit me një gol në të 91 minutë. Megjithëse vendasit shënuan të parët që në minutën e 11 me anë të Bua ata nuk arritën të dyfishonin dhe Luzana barazoj në të 63-tën minutë me Margiota. Ajeti që ishte titullar është bërë shpetimtari i ekipit duke ndihmuar ekipin të blindojë vendin e dytë të kampionatiti zvicerian.
ajeti

Ndërkohë nga ana tjetër Sioni, ku militon Lenjani ka marrë një fitore të vyer jashtë shtëpisë me Luzernën. 0-1 është e mjaftueshme për të mbajtur gjallë shpresat për një qëndrim në kategori pasi tashmë ata ndodhen 1 vend mbi Luzanën e vendit të fundit për shkak të golavarazhit. Lenjani u aktivizua për 90 minuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"