Kukësi i falet një shkodrani

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 6, 2015 | 12:48

Kukësi i falet një shkodrani

live

KUKËSI VLLAZNIA 1-0
GOLI: Hasani 75′
KUKËSI: Koci, Hallaçi, Malota, Shameti, Mici, Musolli, Hasani, Karioka, Flores, Kruz (Jonuzi 69′), Lima. Në dispozicion: (Koliqi, Cema, Memini, Dhima, Birungueta, Qafa). Trajner: Klodian Duro
VLLAZNIA: Dragojeviç, Arbri, Cicmil, Pjeshka, Marku, Hakaj (Vecaj 82′), Krymi (Ambroz 67′), Bardulla, Shtubina, Ahmetaj (Sefa 78′), Çinari. Në dispozicion: (Sherri, Borshi, Gurishta, Kupaklia, Hebaj) Trajner: Armir Grima
KARTONË TË VERDHË: Mici 41’/ Cicmil 32′
VËZHGUES: Plarent Kotherja/
DELEGAT: Alban Tafaj
GJYQTARET Laver Alla, Denis Koreshi, Enea Pashaj, (arbitër i katërt: Eridon Hamitaj)

Kukësi triumfon në stadiumin e bos hatisur “Zeqir Ymeri” ku mposht Vllazninë dhe hedh një hap shumë të rëndësishëm drejt vendit të tretë, që është synimi afatshkurtër i drejtuesve. Kukësi fiton me vuajtje ndaj Vllaznisë, por fitorja kënaq trajnerin Duro dhe gjithë ambientin kuksian. Fitore e ngushtë, por e ëmbël, pasi deri në minutën e 75-të futbollistët e Kukësit nuk po dilnin dot në lojën e tyre, për shkak se Vllaznia ua bëri shumë të vështirë punën dhe nuk u la hapësira për të kaluar në avantazh. Vetë numri një i klubit, Safet Gjici, pas minutës së 70-të ka qëndruar shpeshherë në këmbë, fakt ky që tregon ankthin që kishte kapur presidentin dhe ata pak të pranishëm.

Trajneri Duro hodhi në fushë të riun Jonuzi, i cili, me një gjuajtje mjaft të fortë, vuri në vështirësi portierin Dragojeviç, i cili nuk e largoi në mënyrën më të mirë topin në dy kohë dhe Edon Hasani bën dhe nuhatësin e portës dhe shënon gol. Ky i fundit, si një profesionist, nuk feston për nder të ish-skuadrës së tij dhe të qytetit të lindjes. Pas kalimit në avantazh të vendësve, Grima kërkon barazimin, bën dhe dy ndërrime të tjera në vetëm 4 minuta dhe hedh në sulm të gjithë ekipin. Vllaznia vuri disa herë në vështirësi mbrojtjen kuksiane, e cila e kaloi më së miri provën e sotme.

Shkodranët janë kockë e fortë, të cilët edhe pse me shumë halle pavarësisht humbjes, treguan vlera. Pjesa e parë nis e qetë, me një lojë në nivelin mesatar ku lojtarët e të dyja skuadrave kanë pasur si synim njohjen e lojës dhe studimin e njëritjetrit. Me stadiumin “Zeqir Ymeri” bosh, kjo ndeshje dukej më shumë si një ndeshje miqësore, sesa si një ndeshje ku njëri prej ekipeve pretendon Kupat e Europës dhe miqtë daljen nga zona e ftohtë. Lojë e vakët ku topi u luajt në mesfushë më tepër.

Pjesa e dytë nis sërish e qetë derisa vjen gjysma e saj ku ndizet loja, ndërsa vijnë disa raste dhe goli i fitores. Intensifikohen sulmet, ndërsa në të 69-ën Kukësi pretendon një 11-metërsh për një prekje të topit me dorë nga Cicmil, por gjyqtari kryesor Laver Alla nuk është i këtij mendimi dhe bën me shenjë vazhdimin e lojës. Protestojnë lojtarët e Kukësit dhe ata pak të pranishëm në tribunën VIP. Pak më vonë ndodh e kundërta, në të 73-ën gjyqtari Alla bëhet protagonist i protestave të lojtarëve ku nga një gjuajtje nga jashtë zone e shkodranëve, topi preket me dorë brenda zone nga Musolli, por loja vazhdon. Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë dhe 4 minuta shpresë për Vllazninë, derisa gjyqtari Alla sinjalizon përfundimin.





www.minuta90.com