Një serb i jep zemër klubit të Kategorisë së Parë: Do ishte gëzim shumë i madh për mua të luaj në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 8:42

Një serb i jep zemër klubit të Kategorisë së Parë: Do ishte gëzim shumë i madh për mua të luaj në Superiore

Besëlidhja, si shumi ca e skuadrave në vend, ka hyrë në javën e dytë të stërvitjes për llogari të 6 ndeshjeve të mbetura nga ky sezon, ndoshta edhe më shumë, nëse e mbyll në vend të dytë edhe fazën e tretë. Kampionati u ndërpre sapo ishte mbyllur faza e dytë dhe pritej të niste e treta, ku vendoset objektivi i lezhjanëve për kthimin ose jo në Superligë. Diferenca prej 9 pikësh me vendin e parë, që mbahet nga Kastrioti, lë pak shpresë për ngjitjen direkt, por matematika i mban ende me shpresë lojtarët e Besëlidhjes, ashtu si dhe fakti që vendi i dytë mundëson pjesëmarrjen në ndeshjet shtesë. Për këtë arsye pati entuziazëm në ekip, kur u vendos nga FSHF-ja për rifillimin e kampionatit.Beselidhja foli i dyte

JOVANEVIÇ

Sulmuesi serb, Ivan Jovaneviç, i ardhur te Besëlidhja në merkaton e janarit, bashkë me portierin Gjorgje Vukashinoviç, mendon pozitivisht për mbylljen e sezonit. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, ai thekson se skuadra ku luan ka kualitetin për të shkruar një kategori më lart edhe nëpërmjet vendit të dytë. Jovaneviç pohon se Besëlidhja nuk ka dallim nga ekipi i vendit të parë. “Për aq sa kam arritur ta njoh Besëlidhjen gjatë këtyre muajve, mendoj se skuadra është e kompletuar dhe i ka të gjitha mundësitë për të qenë në krye të grupit. Fazën e dytë e mbyllëm në vend të dytë, me një diferencë të thellë me kreun pasi 9 pikë janë shumë, por kemi ende shanset tona. Ndoshta kemi neglizhuar ne më shumë se kanë luajtur mirë kundërshtarët, ndaj besoj se mund ta kapim kreun.

Kur prisnim me padurim të luanim me Erzenin, kampionati u ndërpre për shkak të pandemisë nga koronavirusi që zgjati shumë. Kemi përpara ndeshje vendimtare, duke nisur nga ajo me Erzenin, që na mundi në fund të fazës së dytë, pastaj me Kastriotin pretendent dhe nëse i fitojmë të dyja, rritim mundësitë për kreun. Kemi edhe Kupën e Shqipërisë, ku kalimi në çerekfinale na ka hapur oreksin. Eliminuam Partizanin kampion në fuqi dhe mund të ecim akoma, duke e kaluar edhe Tiranën. Shpresojmë që, në mos direkt, me ndeshjet shtesë të shkojmë në Superligë. Do të ishte një gëzim i madh për mua dhe gjithë ekipin e Besëlidhjes”, deklaron sulmuesi serb, Ivan Jovaneviç. Gjatë muajve të fundit, ai dhe tre serbët e tjerë nuk u larguan nga Lezha, duke e kaluar karantinën në këtë qytet.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"