Një serb motivon Besëlidhjen: Jemi më të mirët!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 11:56

Një serb motivon Besëlidhjen: Jemi më të mirët!

Besëlidhja ka vazhduar dje me përgatitjet në kuadër të ndeshjes me Dinamon, që luhet në stadiumin e Lezhës. Një sfidë që po vlerësohet maksimalisht, pasi dinamovitët do të japin gjithçka për të marrë pikë, duke qenë se janë në fund të tabelës.

milan gjorgjevic

Humbja në Burrel edhe Besëlidhjen e ka vënë në vështirësi, pasi është 4 pikë nga kreu dhe lezhjanët nuk i kënaq asnjë rezultat tjetër veç fitores. Besëlidhja-Dinamo ka aromë Superioreje dhe sjell në mendje kohët e arta të këtyre dy skuadrave.

Mesfushori i majtë i Besëlidhjes, 33-vjeçari Milan Gjorgjeviç, në një prononcim për “Panorama Sport”, thekson: “Kampionati ka arritur në çerekun e parë të tij dhe po endemi në katërshen e parë, pa mundur të kapim kreun. Besëlidhja është një ekip nga më të mirët e Grupit A, jo vetëm nga emrat, por edhe në fushë. Disa gabime tonat, do të thosha amatoreske, na kanë larguar nga vendi i parë, por tani na u desh të mbajmë mbi kurriz edhe ‘gabimet’ e gjyqtarëve, që na fundosën në Burrel, duke na mohuar një gol të rregullt spektakolar. Duke lënë pas atë që nuk mund të zhbëhet, jemi fokusuar te ndeshja me Dinamon. Duke parë diferencën e pikëve, gjithçka flet për ne, por të mos harrojmë se përballë do të kemi një ekip që di të luajë futboll dhe që do të bëjë gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. Duke analizuar situatën tonë dhe të kundërshtarit, e kemi vlerësuar drejt ndeshjen. Po rikuperojmë energjitë, koha që kemi në dispozicion është e mjaftueshme për të kapur kreun dhe për të krijuar hendekun e sigurisë”, deklaroi serbi i Besëlidhjes, Milan Gjorgjeviç.

Preng GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"