Një rast me COVID-19 te klubi i dy futbollistëve shqiptarë , ndeshja e ardhshme e Serisë A rrezikon të mos luhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 0:11

Një rast me COVID-19 te klubi i dy futbollistëve shqiptarë , ndeshja e ardhshme e Serisë A rrezikon të mos luhet

Skuadra e Torinos do të futet në izolim teksa njëri prej lojtarëve ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
torino-2020-2021-joma-kit-5
Klubi italian nuk e bën publik emrin e futbollistit, ndërsa mendohet se lojtari është infektuar në ndeshjen e fundit në kampionat me Fiorentinën, e luajtur ditën e shtunë, raporton “La Stampa”.

Nga ana tjetër, sfida e ardhshme me Atalantën mund të mos luhet për shkak të rastit në fjalë.

Te Torino aktivizohen dy futbollistët Samir Ujkani dhe Mërgim Vojvoda.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"