Një qendërmbrojtës për Laçin, firmos ish-futbollisti i Vardarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2021 | 18:51

Një qendërmbrojtës për Laçin, firmos ish-futbollisti i Vardarit

Skuadra e Laçit vazhdon përforcimet para sezonit të ri, duke u munduar që t’i vërë në dispozicion trajnerit Dejan Vukçeviç një grup sa më të plotësuar për sezonin e ri. Kurbinasit kanë siguruar sot firmën e një tjetër lojtari, duke afruar një qendërmbrojtës që do të jetë një alternativë cilësore për lojtarët të cilët tashmë janë pjesë e kurbinasve.

velkoski

Futbollisti 25-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Viktor Velkoski u është bashkuar kurbinasve për dy sezonet e ardhshme dhe ka qenë vetë klubi që ka zyrtarizuar gjithçka me një postim në rrjetet sociale.

“Viktor Velkoski është përforcimi i radhës në skuadrën tonë. Futbollisti 25-vjeçar luan si mbrojtës qendre dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme”, theksojnë kurbinasit për lojtarin ui cili ka luajtur eh dem Vardarin, Skopje, Pobeda e Rabotniçki në karrierën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"