Një puthje para “Duomo”-s në Milano, kështu e uron kapitenia shqiptare partnerin e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2022 | 13:59

Një puthje para “Duomo”-s në Milano, kështu e uron kapitenia shqiptare partnerin e saj

Erblira Bici, kapitenia e kombëtares shqiptare të volejbollit siç dihet prej disa vitesh vijon karrierën saj të suksesshme në Itali, duke luajtur në një prej kampionateve më të fortë në botë si Seria A1. Ajo aktualisht është pjesë e skuadrës së Cuneos, dhe është padyshim volejbollistja më e dalluar e këtij klubi.

Bici

26- vjeçarja nga Gramshi, 3 vite më parë shkroi historinë, teksa u bë volejbollistja e parë shqiptare që fiton Ligën e Kampioneve. Erblira është shndërruar në një krenari për shqiptarët dhe frymëzim për një sport që në vendin tonë ka vështirësi të mëdha.

erbliraa bici

Së fundmi 26-vjeçarja, ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, një puthje para “Duomo”-s në Milani, duke i bërë një urim special partnerit të saj me rastin e ditëlindjes.


View this post on Instagram

A post shared by Erblira Bici (@era_bici)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"