Një princ gati të marrë në pronësinë e tij klubin e madh spanjoll: Dua të zgjeroj perandorinë time

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2021 | 23:47

Një princ gati të marrë në pronësinë e tij klubin e madh spanjoll: Dua të zgjeroj perandorinë time

Princi i shtetit malajzian Xhohor Tunku ka shprehur interes në blerjen e klubit spanjoll Valencia nga biznesmeni nga Singapori, Piter Lim. 36-vjeçari postoi një seri postesh në “Instagram” që përfshinin materiale të artikujve në lidhje me Valencian dhe një faqe që vendos vlerën e klubit në 408 milion euro e ndjekur nga një deklaratë pse ai është i interesuar të blejë klubin.

156085167_727027558015263_6228171618212487262_n

Pronari i klubit të Superligës të Malajzisë, Xhohor Darul Ta’zim, Princ Xhohor tha se paratë nuk e motivojnë atë por “lavdia dhe krijimi i historisë” e bën. “Unë kam krijuar një klub (Xhohor Darul Ta’zim) duke e bërë një kampione dominuese. Unë kam fituar 16 tituj në tetë vjet. Ne jemi më të mëdhenjtë në Azinë Juglindore dhe një nga më të mëdhenjtë në Azi. Unë dua të zgjeroj Perandorinë time, të hap krahët dhe të shkoj për sfida të reja.

Unë nuk jam dikush që do të ndryshoj logon ose traditën e klubit tuaj. Unë jam këtu për lavdi, sukses dhe histori. Për çfarë ka nevoje Valencia? Ju duhet dikush që di për futbollin, i etur për sukses, i apasionuar dhe të kuptojë se sa e madhe është Valencia si një klub.”

Ndërkohë që presidenti aktual Lim nuk ka treguar se ai është i interesuar të shesë klubin. Ai bleu Valencian të zhytur në borxhe në 2014 por nuk ka qenë një figurë e njohur, me klubin që rregullisht ishte detyruar të shesë lojtarët e tyre kryesorë për të ulur borxhet e larta të klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"