Një portier mahnit Klop: Meriton të mbajë fanellën me numrin 10

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 22:52

Një portier mahnit Klop: Meriton të mbajë fanellën me numrin 10

Ndeshja mes Liverpulit dhe Brentford, e mbyllur me shifrat 3-3, ishte padyshim një nga surprizat e kësaj jave në kampionatin anglez. Skuadra e sapongjitur në elitë vuri në vështirësi të mëdha Liverpulin e Klop dhe kishte paraqitje individuale shumë të mira nga pjesëtarët e ekipit.

portieri

Vetë Klop zgjodhi si lojtarin që  spikati te kundërshtarët portierin spanjoll David Raja. Trajneri gjerman nuk zgjodhi 26-vjeçarin për pritjet e tij, por për lojën me këmbë dhe pasimet e jashtëzakonshme që jep. “Portieri mund të mbajë shumë mirë numrin 10, ka dhënë disa pasime të gjata të pabesueshme”, ishin fjalët e teknikut për paraqitjen e Raja.

Shifrat i japin të drejtë vlerësimit të tij. Statistikat tregojnë se ai kompletoi me 67% topat e gjatë, ndërsa 11 herë gjeti sulmuesin e tij, Ivan Tonei. Nëse vitin e kaluar ai ishte dukshëm i shkëputur nga çdo portier në Championship për statistikën e pasimeve të kompletuara, këtë vit ai po kryeson edhe në Premier Ligë me 262 pasime, duke lënë pas Tim Krul (223), Ilan Meslie (203), Kasper Shmmajkel (197) apo Robert Sánçez (180).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"