Një portë dhe shumë zemra bosh, Geri Shatku futbollisti shqiptar që ndërroi jetë në lule të rinisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2020 | 10:35

Një portë dhe shumë zemra bosh, Geri Shatku futbollisti shqiptar që ndërroi jetë në lule të rinisë

Data 3 qershor duhej të ishte një ditë feste për Geri Shatkun, familjen dhe miqtë e tij, pasi kalendari shënon 30-vjetorin e lindjes së portierit të talentuar shqiptar, por ndarja nga jeta në lule të rinisë do të mbetet gjithmonë një plagë e hapur.

received_554726602069507

I lindur në Tiranë, Geri Shatku tranferohet së bashku me familjen e tij të Itali, aty ky nis edhe udhëtimin në sportin e bukur të futbollit.

Që në moshën 10-vjeçare hedh hapat e parë të karrierës, duke nisur aventurën si portier në skuadrën U.S.D Recanatese, ku falë talentit, fizkut dhe personalitetit bëhet një titullar i padiskutueshëm dhe një lider i kësaj skuadre, duke fituar trofe dhe çmime të ndryshme.

received_260789244984135

Në vitin 2006, Geri zhvendoset së bashku me familjen në Torino, aty ky kërkon të realizojë ëndrrën e madhe që quhet Juventus. Aventura e tij në Piemonte fillon me skuadrën Atletiko Torino, për të kaluar më pas tek Ivrea.

Me paraqitjet e tij tërheq vëmendjen e zbuluesëve të talenteve që punojnë për skuadrat gjigante italiane, duke u bërë pjesë e “skuderisë” së menaxherit dhe agjentin të FIFA-s, Tomaso Guelpa, ky i fundit bëhet prokuratori zyrtar i talentit shqiptar.

Pasioni, profesionalizmi dhe vullneti i madh janë një tregues i qartë që ky djalosh do të ketë të ardhme të madhe përpara në botën elitare të futbollit. Por në momentin më të bukur, ëndrra ndërpritet me mes, pasi Geri Shatku do të ndahet nga jeta 2 muaj para të mbushte 18 vjeç.

Më 2 prill të vitit 2008, një atak i rrufeshëm menigjiti, rezulton fatal për adoleshentin, duke shkaktuar një shok të vërtetë tek të gjithë, familjarë, miq dhe shokë nuk mund ta besonin që njeriu i tyre i dashur të largohej kaq shpejt nga kjo botë.

received_3263616796993928

Në nderim dhe kujtim të Geri Shatkut, më 3 qershor, që është edhe ditëlindja e tij, çdo vit mbahen turne dhe evente të ndryshme futbolli në Itali, ndërsa me rastin e 30-vjetorit, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do ta nderojë kujtimin dhe kontributin e tij si sportist dhe njeri me vlera shoqërore, duke i akorduar një dekoratë mirënjohje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"