Një pjesëtar i stafi rezultoi pozitiv me Covid-19, dalin përgjigjet e testeve të skuadrës italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 16:44

Një pjesëtar i stafi rezultoi pozitiv me Covid-19, dalin përgjigjet e testeve të skuadrës italiane

Parma do luajë ndeshjen kundër Bolonjas, pasi i gjithë ekipi ka rezultuar negativ në testet e bëra për koronavirus. Ekipi i Parmës kishte rastin e parë me Covid-19 që prej rifillimit të Serisë A.

parma-gruppo

Një pjesëtar stafi rezultoi pozitiv me virusin, dhe më pas u izolua në shtëpi. Sipas protokollit e gjithë skuadra do testohet vazhdimisht, veçanërisht ditën para ndeshjes. Në një deklaratë nga Parma lexohet se në raundin e fundit të testimeve kanë dalë të gjithë negativ. Edhe pjesëtari i stafit që kishte rezultuar pozitiv, në testet e fiundit ka dalë negativ dhe nuk është më i prekur nga virusi.

Kjo do të thotë që Parma mund të luajë pa problem sfidën e saj në kampionat kundër Bolonjës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"