Një përforcim për çdo repart, Bonaventura detyron futjen në merkato. Ja emrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 9:52

Një përforcim për çdo repart, Bonaventura detyron futjen në merkato. Ja emrat

Xhakomo Bonaventura, lideri i mesfushës së Milanit, është një ndër dëmtimet e shumta me të cilët skuadra po përballet në këtë moment, por lajmi i keq është fakti se operacioni në gju për italianin duket i pashmangshëm dhe kjo do të bënte që ai të qëndronte jashtë për një periudhë 5-mujore.

Bonaventura

Për këtë arsye, klubi kuqezi është i detyruar që të futet në merkato, sidomos për përforcimin e mesfushës, repart ku kujtojmë se edhe Lukas Bilia do të jetë jashtë për 4 muaj. Gjithsesi, duke qenë se fushata e kuqezinjve në dimër do të jetë mjaft kërkuese, drejtori teknik i skuadrës, Leonardo, ka marrë OK nga presidenca për të tentuar nga një përforcim për repart edhe emrat e parë kanë dalë në skenë tashmë.

Për sa i përket mbrojtjes, emri më i nxehtë është ai i brazilianit Rodrigo Kaio (San Paolo), por ndërkohë me shumë kujdes po ndiqen të pakënaqurit Daniele Rugani i Juves dhe Erik Beili i Mançester Junajtid.

pato_ibra01g

Në mesfushë, Leandro Paredes i Zenitit dhe Denis Suarez i Barcelonës janë dy emra të arritshëm në letër, me të cilët kontaktet kanë nisur, ndërsa në sulm tashmë alternativat janë dy ish: Zlatan Ibrahimoviç dhe Aleksandre Pato, të cilët nuk kanë shumë nevojë për prezantimi. Për këto pista, Leonardo dhe Paolo Maldini kanë nisur prej kohësh të vihen në lëvizje.

Milan lista

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"