Një “përbindësh” i vërtetë, Haland synon rekordet. Askush si ai në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 18:41

Një “përbindësh” i vërtetë, Haland synon rekordet. Askush si ai në Ligën e Kampioneve

Haland shënoi sërish për Borusian në Champions. Duke ecur përpara me këtë ritëm, Erling Haland rrezikon vërtet të mposhtë çdo rekord të mundshëm dhe të imagjinueshëm.

haland

Në momentin që aftësia e tij shënuese është mbresëlënëse, ai udhëton me mesataren monstër të një goli çdo 56 minuta të luajtur në konkurs.

Askush me të paktën 10 paraqitje në turne nuk arriti të bënte më mirë se ai dhe në përgjithësi, në histori, vetëm 4 lojtarë mund të mburren me numra më të mirë: holandezi Ton Blanker, i cili shënoi 7 gola në 238 minuta (një në çdo 34′), anglezi Rei Kravford dhe serbi Milos Milutinoviç me 8 në 360′ (një në çdo 45) dhe më në fund bullgari Nikola Kotkov, me 7 gola në 360 minuta (një për 51′).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"