Një nga surprizat e merkatos së Egnatias, prezantohet Valport: Një sfidë e re!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 15:15

Një nga surprizat e merkatos së Egnatias, prezantohet Valport: Një sfidë e re!

Në Rrogozhinë kanë menduar seriozisht për pjesëmarrjen sezonale në elitë. Gjatë ditëve të fundit të merkatos janë prezantuar emra që pritet të bëjnë diferencën si Valport, Telushi e Gadi. Megjithatë vec përgatijeve anti Kukësi që do luhet të dielën si duel hapës, vëmendje po i kushtohet seancave që grupi të jetë në formë optimale. Grupi ekzistues e të afruarit e kësaj periudhe po përshtaten mjaft mirë në tërësi e ndjehen komodë. Edhe trajneri Gugash Magani e stafi i tij janë kërkues çdo moment që të arrihet më e mira e mundshme.

valport

Në një bisedë për “Panorama Sport”, afrimi i merkatos, Arsenio Valport, u shpreh se ka bërë zgjedhjen e duhur dhe shpreson të jetë komod me skuadrën e re. “Jam shumë i kënaqur që sezonin e ri do të jem pjesë e një klubi me objektiva. Menaxherët e mi me mundësuan një transferim me vlera, këtë herë në kampionatin shqiptar. Është një sfidë e re për mua pas mbylljes së sezonit të fundit në mënyrën më të mirë.

Firmosa menjëherë me Egnatian duke pasur dijeni që është skuadër e sapongjitur në Superiore, por me një projekt shumë efikas që do ketë të mirat e veta kurdoherë. Në bisedat me presidentin dhe drejtuesit u ndjeva mirë nga gjithçka që më thanë. Besoj se këtë besim që më është dhënë mua e pjesës tjetër të skuadrës do ta shpërblejmë pa fund. Kam qenë pjesë e shumë skuadrave më parë në Holandë e jashtë saj dhe kam menduar të bëj më të mirën. Veç ecurisë sime, në plan kanë qenë edhe synimet e skuadrës njësoj si këtë herë.

S’mund të jap shumë premtime, por më mbetet të flas vetëm në fushën e lojës. Do të jetë gjë e bukur që si në aspektin personal dhe në përgjithësi të vijojmë me hapa të mëdhenj. Shpresoj të jap ndihmesë me gola, vetëm të përshtatem me lojën e gjithsecilit. Ditët e tanishme të stërvitjes falënderoj këdo nga stafi e me radhë që më kanë mirëpritur e udhëzuar. Shokët e tifozët më kanë përshëndetur për ardhjen time e është detaj i mirë. Nisja mbarë për të dyja palët është një bast i fituar.

Egnatia ka bërë mirë në të Parën ku u shpall kampione po edhe në Superiore do të jetë brenda çdo synimi. Kushtet gjithashtu janë mjaft komode, si stadiumi dhe aty ku po qëndrojmë. Me stërvitjen nuk jam pas, por u stërvita individualisht atje ku banoja. Luajmë me Kukësin në javën e parë, e ndiej veten gati për të dhënë kontribut”, e mbyll Valport.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"