Një nga objektivat kryesorë të Milanit në merkato, mediat franceze japin përgjigjen e Renato Sançezit: Ai ka zgjedhur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 18:55

Një nga objektivat kryesorë të Milanit në merkato, mediat franceze japin përgjigjen e Renato Sançezit: Ai ka zgjedhur…

Renato Sançez ishte një nga objektivat kryesorë të Milanit këtë merkato vere, i cili shihej si pasuesi i duhur i Frank Kesis që do të largohet drejt Barcelonës.

RENATO SANCEZ 1

Gjithsesi për mesfushorin portugez pati dhe një interesim nga PSG-ja ditët e fundit, duke u bërë problem për Milanin.

Siç bëhet me dije në Francë, mesfushori e ka bërë zgjedhjen e tij, se cilën fanellë do të veshë sezonin e ardhshëm.

“Le Parisien” konfirmon se Sançez do të jetë futbollisti më i ri i PSG-së dhe pritet të firmosë shumë shpejt me kampionët e Francës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"