Një nga më të prekurit nga COVID-19, Barcelona pranon të luajë miqësore me klubin e kategorisë së 3-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 20:24

Një nga më të prekurit nga COVID-19, Barcelona pranon të luajë miqësore me klubin e kategorisë së 3-të

Barcelona ka bërë një gjest të këndshëm, teksa ka pranuar të luajë një ndeshje miqësore me klubin e kategorisë së 3-të, Igualada, që i përket një nga zonave më të goditura nga koronavirusi në Spanjë.

FC-Barcelona-Players-Salaries-2020-Weekly-Wages-620x400

Sigurisht që ndeshja do të luhet pasi të jenë kushtet e përshtatshme dhe paratë do t’i vijnë në ndihmë zonës për të përballuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

barcelonaaaa

“Barcelona do të vizitojë Les Comes për të luajtur kundër Igualada, në një ndeshje bamirësie që synon mbledhjen e fondeve për luftën kundër COVID-19. Ky është një event që shërben si dritë në këto momente tepër të ndërlikuara,” njoftoi klubi Igualada në Twitter.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"