Një nga më të mirët në histori, Tajson Fjuri jep dorëheqjen nga boksi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2022 | 14:43

Një nga më të mirët në histori, Tajson Fjuri jep dorëheqjen nga boksi

Tajson Fjuri vendosi që ta festonte në një mënyrë tjetër ditëlindjen e tij këtë vit, i cili erdhi me një lajm surprizë, duke konfirmuar dorëheqjen nga boksi.

MI_Fury_-_Getty

34-vjeçari me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi se i ka dhënë fund karrierës së tij në boks dhe se do të vazhdojë jetën e tij, jashtë ringut.

“Falenderime të mëdha për të gjithë ata që kanë ndikuar në karrierën gjatë viteve. Pas një bisede të gjatë dhe të vështirë kam vendosur që të tërhiqem në ditëlindjen time të 34-të dhe ju them lamtumirë”, ishin disa fnga fjalët e përmendura nga Fjuri i cili përmendi dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur duke i falenderuar me radhë.

Kështu mbyllet një cikël pas 14 vitesh për britanikun, karriera e së cilit ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, duke e vendosur emrin e tij në mes më të mirëve në historinë e këtij sporti.

 


View this post on Instagram

A post shared by Tyson Fury (@tysonfury)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"