Një nga më të mirët në dy sezonet e fundit, Çelsi blindon titullarin e padiskutueshëm me kontratën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 10:29

Një nga më të mirët në dy sezonet e fundit, Çelsi blindon titullarin e padiskutueshëm me kontratën e re

Çelsi ka nisur bisedimet me portierin Eduard Mendi për firmosjen e një kontrate të re. Senegalezi i cili është një nga lojtarët që transferoi Frenk Lampardin për t’i bërë konkurrencë Kepa Arrizabalagës në vitin 2020 nga Ren, fitoi menjëherë vendin e titullarit në “Stamford Bridge”, duke u shndërruar në një nga pikat më të forta të bluve të Londrës.

mendi

Ai ka nisur bisedimet me pronarin e ri, Tod Bohli, për rinovimin e kontratës e cila skadon në vitin 2025 me shifra të përmirësuara, sepse ai është një nga lojtarët më pak të paguar në klub, me 60 mijë paund në javë, ndërkohë që kolegu i tij Kepa ka një rrogë prej 150 mijë paundësh në javë.

Në kontratën e re do të reflektohet një rritje e konsiderueshme e pagës. Portieri më i paguar në botë është David de Gea i Mançester Junajtidit me rreth 375 mijë paund në javë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"