“Një nga më kamikazët”, ish-lojtari i Lushnjës reagon ashpër për gjykimin ndaj Apolonisë: Sa pashë Zirin, e mësova rezultatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2020 | 9:35

“Një nga më kamikazët”, ish-lojtari i Lushnjës reagon ashpër për gjykimin ndaj Apolonisë: Sa pashë Zirin, e mësova rezultatin

Ish-futbollisti i njohur lushnjar, Alban Byzhyti, ishte ndër ata që u shpreh i bindur për fitoren e Lushnjës në derbin me Apoloninë, nëse gjykimi do të ishte korrekt. Me sa duket, ai ka nuhatur diçka. “Që në momentin që mora vesh se ndeshjen do ta drejtonte gjyqtari Blerim Ziri, e dija rezultatin. Ziri është një nga arbitrat më kamikazë që kam njohur. Nxori një penallti nga hiçi për t’ia mohuar fitoren Lushnjës, një penallti me plan për të barazuar rezultatin në pjesën e parë, për t’ia dhënë fitoren në pjesën e dytë.Byzhyti45

Por, nuk ishte vetëm kjo penallti që u dha për të barazuar rezultatin dhe për asgjë tjetër. Ishte dhe penalltia e mohuar ndaj Cankës, goli i anuluar i Mezinit dhe shumë episode të tjera që shoqëruan ndeshjen. I qëndroj asaj deklarate që Lushnja e mund Apoloninë edhe në 3 të mëngjesit dhe kudo që të luhet. Ajo që thashë u provua. Lushnja kaloi në avantazh dhe për të barazuar u shpik penalltia nga Ziri.

Pas një episodi të tillë, normal që ndeshja vritet dhe futbollisti ndihet i dërrmuar. Influenca e asaj penalltie është shumë e madhe. Megjithatë, ajo që mbetet janë pikët dhe diferencat janë të ngushta. Ka një përplasje Pogradeci me Apoloninë këtë fundjavë, ndërsa Lushnja pret Besën dhe është mundësia për të rikuperuar në tabelë. Gara do të vazhdojë dhe pa diskutim që e mbështes me shpirt Lushnjën që të hyjë në Superiore. Është një shprehje e bukur: ‘Për inat të sime vjehrre, unë fle me mullixhiun’. Çdokush e kupton këtë shprehje, edhe vetë fierakët”, u shpreh ish-futbollisti i Lushnjës, Alban Byzhyti.Byzhyti

BESA – Lushnjarët kanë nisur dje përgatitjet në kuadrin e ndeshjes me Besën, që do ta luajnë ditën e shtunë, në stadiumin “Roza Haxhiu”. Te verdhejeshilët ka probleme për sulmuesin Armando Mezini, i cili pësoi një dëmtim muskulor në derbin me Apoloninë, duke u zëvendësuar me Brunild Pepën që në pjesën e parë. “Po, pata një tërheqje. Në një moment, lojtari kundërshtar Ejoh më shkeli dhe gjyqtari nuk më dha as faullin. Pata dhimbje të madhe. Besoj se do të rikuperohem shpejt dhe do të luaj”, deklaroi Mezini për gazetën. Lushnjarët do të kërkojnë fitoren të shtunën ndaj Besës, për të fituar nga përplasja Pogradeci-Apolonia.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"