Një nga emrat më të lakuar të merkatos i deklaron dashuri bardhebluve: Do ta vazhdoj me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 20:13

Një nga emrat më të lakuar të merkatos i deklaron dashuri bardhebluve: Do ta vazhdoj me Tiranën

Enur Totre do të vazhdojë të jetë pjesë e Tiranës. Mesfushori i bardhebluve ka konfirmuar sot pas ceremonisë së titullit kampion teksa fliste për “SuperSport” se do të respektonte kontratën që kishte me klubin, pavarësisht interesit për të në merkato me shumë klube të huaja të interesuara.

totre

“Këto janë emocione që nuk përshkruhen. Është gjithçka shumë e madhe. I falënderoj tifozët se na kanë mbështetur gjithmonë dhe respekte për të gjithë.

Kur erdha, kisha 6 muaj pa luajtur te ekipi ku isha, Kur kam ardhur më kanë mbështetur shumë. Falënderoj trajnerin Shehi që më ka mbështetur në çdo ndeshje, pa pasur parasysh nëse kam luajtur mirë apo keq. Kam edhe një vit kontratë dhe do të vazhdoj me Tiranën”, tha Totre.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"