Një nga emrat më të kërkuar, Luis Enrike i mbyll derën një ekipi: Nuk jam profili i duhur, më pëlqen të drejtoj në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 18:41

Një nga emrat më të kërkuar, Luis Enrike i mbyll derën një ekipi: Nuk jam profili i duhur, më pëlqen të drejtoj në…

Luis Enrike është në kërkim të një aventurë të re në drejtimin e një skuadre, por ajo nuk do të jetë përfaqësuesja e Brazilit. Ish-trajneri i Spanjës, duke folur për “Ser Gijon”, ka komentuar zërat që kanë dalë rreth tij, pasi është një nga emrat më të kërkuar që kur u largua nga drejtimi i iberikëve, teksa bëri të qartë se nuk e mendonte Brazilin si një opsion.

LUIS ENRIKE 1

“Do të më pëlqente të drejtoja në Angli, në Premier Ligë. Tani shoh më shumë kampionatin anglez se sa atë spanjoll. Por nuk dua të krijoj iluzione, nuk e shoh veten në Premier Ligë në qershor. Dua thjesht të drejtoj një skuadër në gjendje që të luftojë për objektiva të caktuar, kjo e redukton zgjedhjen që duhet bërë. Oferta? Kam marrë ofertë nga një kombëtare, por jo nga ndonjë klub.

A është Brazili? Janë shumë kombëtare që po kërkojnë një trajner. Nuk mendoj se jam profili i duhur për një kombëtare si ajo braziliane. Askush nuk më ka kontaktuar nga Brazili”, tha Luis Enrike në intervistën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"