Një nga 3 ekipet shqiptare në Europë, klubi kampion “përfiton” nga federata për përballjen e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 20:56

Një nga 3 ekipet shqiptare në Europë, klubi kampion “përfiton” nga federata për përballjen e madhe

Komisioni i Garave në Federatën e Kosovës miratoi kërkesën e skuadrës së Dritës për të shtyrë dy ndeshjet e para të sezonit në kampionat me Llapin dhe Trepçën ’89 për t’u përgatitur maksimalisht për sfidën e raundit të tretë të Ligës së Europës me Legia Varshavën.
drita

Në një njoftim të FFK-së bëhet me dije shtyrja e dy takimeve të para të kampionëve në fuqi të Kosovës.

Druta do të përballet me Legia Varshavën në 24 shtator në Poloni. Megjithëse polakët nisen si favoritë, “Intelektualët” kanë besim se mund të shkaktojnë surprizë.

Drita, Tirana dhe Shkëndija janë të vetmet ekipe shqiptare që mund të realizojnë ëndrrën e pjesëmrrjes në fazën finale të kompeticioneve europiane.

NJOFTIMI

Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e FC Drita që ndeshjen e javës së parë kundër Llapit dhe ndeshjen e javës së dytë kundër Trepçës’89 t’i shtyjë për më vonë për shkak të pjesëmarrjes në garat e Ligës së Evropës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"