“Një ndjenjë e mrekullueshme”, zëvendësuesi i Skukës tregon emocionet e firmës për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 20:13

“Një ndjenjë e mrekullueshme”, zëvendësuesi i Skukës tregon emocionet e firmës për Partizanin

Kristian Mba është sulmuesi tek i cili Partizani ka varur shpresat për të ardhmen. Kjo ka shtyrë të kuqtë që të shpenzojnë shifra të rëndësishme për të siguruar lojtarin i cili u transferua nga Trepça ’89 te të kuqtë.

mba

Nigeriani 23-vjçar debutoi që këtë javë në kampionat me fanellën e Partizanit, gjatë barazimit ndaj Egnatias, teksa tifozeria e “demave” pret të shohë vlerat e tij, ashtu siç ka treguar në Kosovë ku ka shënuar 10 gola e dhënë 5 siste në 15 ndeshjet e këtij sezoni.

“Ishte një pritje e mrekullueshme tek klubi i ri. Një ndjenjë e mrekullueshme po ashtu që jam këtu”, ishin fjalët e para të Mba si futbollist i Partizanit për “Gazeta Blic”, në një prononcim të shkurtër ku ka bërë të qartë se primare për momentin ishin objektivat e të kuqve e më pas të shihte mundësinë për të lëvizur drejt ndonjë kampionati më të fortë.

“Prioriteti im i parë është të ndihmoj ekipin tim të arrijë objektivat e këtij sezoni dhe çfarëdo që të ndodhë më pas është një plus për mua”, theksoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"