Një ndihmë nga kombëtaret për Konten, tre titullarë vijnë të shplodhur te Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 8:48

Një ndihmë nga kombëtaret për Konten, tre titullarë vijnë të shplodhur te Interi

Çdo detaj ka rëndësi, edhe larg “Appiano”-s. Interi përgatitet për ciklin e ri, shtatë ndeshjeve të ardhshme që do mbyllin 2019-ën. Lojtarët e nisur me kombëtaret kanë pasur “detyra shtëpie” (puna specifike që duhet zhvilluar edhe në distancë), rikthimi i tyre pritet me ankth (dëmtimet në kombëtare janë tmerri i çdo trajneri) dhe zgjedhjet e grumbulluesve mund të ndryshojnë humorin e Antonio Kontes dhe stafit të tij.Konte

Në këtë aspekt, nga faza e fundit e ndeshjeve kanë ardhur sinjale pozitive: kombëtaret i kanë dhënë një dorë trajnerit zikaltër, duke lënë në stol, pra pushim, disa elementë thelbësorë: zero minuta në total mes Romelu Lukakut, Marselo Brozoviçit dhe Stefan de Vrajt, “shtyllës kurrizore” të Kontes, tre elementë praktikisht të pazëvendësueshëm.

PUSHIME – Lukaku i dhuroi 5000 bileta tifozëve të organizuar të Belgjikës dhe dy shoqatave bamirëse për luftën për kancer dhe diabetin: një mënyrë për të festuar rekordin e 50 golave me Belgjikën; më pas marrësit e dhuratave të tij kanë parë të tjerë, nga Benteke te De Brujne, të ndizen kundër Qipros (fitore 6-1). Romelu pushoi, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me angazhimet dopio të Roberto Martnezit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me De Vrajn në fitoren 5-0 të Holandës kundër Estonisë dhe mbi të gjitha në miqësoren e Kroacisë (për Brozoviçin) kundër Gjeorgjisë (sukses 2- 1). Mesfushori zikaltër këtë vit i ka luajtur të gjitha, me fanellën zikaltër, duke munguar vetëm në 20 minutat finale kundër Slavias.konte pintus

MES TORINOS DHE SLAVIAS – Çekët janë që tani në qendër të mendimeve të Kontes i cili, megjithatë, falë “dhuratave” nga kombëtaret nuk duhet të jetë i detyruar për një rrotacion të gjerë. Objektivi është të ketë të gjithë në gatishmëri (përveç Sançezit dhe Politanos, të dëmtuar) për sfidën në Pragë, me Sensin dhe Galjardinin që parashikohet të mungojnë në transfertën në Torino. I njëjti diskutim vlen edhe për Azamoahn: gjuri i djathtë mbetet për t’u monitoruar, ganezi i nënshtrohet çdo ditë një kure me shiringa dhe deri në fund, Konte ndoshta do duhet ta angazhojë me më shumë kujdes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"