Një ndër ekipet më në formë të momentit, lojtari i Atalantës zgjidhet si më i miri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 19:23

Një ndër ekipet më në formë të momentit, lojtari i Atalantës zgjidhet si më i miri

Atalanta është një nga ekipet më ne formë në kampionatin italian dhe në Europë. Bergamaskët së bashku me Real Madrid dhe Bajern Mynih janë të vetmet skuadra që i kanë fituar të gjitha ndeshjet që prej rifillimit të futbollit prej ndalesës nga pandemia.

gomez

Atalanta ka arritur edhe në fazën çerkefinale të Ligës së kampionëve ku do ndeshet me PSG.  Nisur nga këto kushte, edhe lojtari më i mirë në Seria A për muajin qershor nuk kishte si të mos vinte nga rradhët e Atalantës.

Lojtari më i mirë i muajit qershor në Serinë A u përzgjodh kapiteni i Atalantës Alejandro Gomez.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"