Një ndër arsyet pse Mbape vendosi të qëndronte, ish-trajneri i Realit pranë stolit të PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 19:48

Një ndër arsyet pse Mbape vendosi të qëndronte, ish-trajneri i Realit pranë stolit të PSG-së

Kilian Mbape pritet të zyrtarizojë rinovimin e kontratës me skuadrën e PSG-së në orët e ardhshme, me yllin francez që ka marrë garanci nga ana e drejtuesve për ndryshimet që pritet të bëhen në klub. Trajneri duket të jetë pikënisja me Mauricio Poketino që pritet të largohet për t’i bërë vend 3-herë fituesit të Champions Ligës, Zinedin Zidan.

zidane

Francezi i cili gjendet aktualisht i lirë duket të jetë i përzgjedhuri i kampionëve të Francës për të drejtuar ekipin në sezonin e ardhshëm sipas raportimeve nga “ RMC Sports”. Mbape e ka shprehur prej kohësh simpatinë për teknikun duke theksuar disa herë se i pëlqen stili i lojës që ai zhvillon me skuadrat e tij.

Bashkë me Zidane pritet të afrohet dhe një drejtor i ri sportiv me Luis Kampos që pritet të zëvendësojë Leonardon.

Vërtetësia e këtyre zërave pritet të mësohet në orët e ardhshme zgjatjen e kontratës me Mbape dhe rrjedhimisht ndryshimet që do të vijnë në klub.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"