Një mungesë dhe një rikthim, ja situata te Skënderbeu para ndeshjes me Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 20:30

Një mungesë dhe një rikthim, ja situata te Skënderbeu para ndeshjes me Luftëtarin

Për ndeshjen ndaj Luftëtarit, trajneri i Skënderbeut do të ketë një pjesë të mirë të lojtarëve në dispozicion.Skenderbeu festa e golit ndaj Vllaznise

Veç mungesave që tashmë dihen, pasi janë jashtë për një kohë të gjatë, trajneri Ilir Daja duhet të bëjë edhe pa mesfushorin Asion Daja, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë të lejuar dhe është i skualifikuar për këtë ndeshje.

Lajmi i mirë është se rikthehet pas mungesës njëjavore Shqiprim Taipi për të kompletuar mesfushën e bardhekuqve. Në kushte të tilla, stafi teknik ka mundësinë e zgjedhjeve në këtë takim për të hedhur në fushë ekipin më të mirë të mundshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"