Një mungesë dhe një rikthim, ja formacioni i mundshëm i Flamurtarit ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 15:10

Një mungesë dhe një rikthim, ja formacioni i mundshëm i Flamurtarit ndaj Skënderbeut

Flamurtari u ka dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e sotme që do të luhet në Vlorë me Skënderbeun. Një mungesë të sigurt do të kenë sot vlonjatët.

forma
Albi Alla nuk do të jetë i gatshëm për shkak të dëmtimit, por as Danilo Alvesh s’e nis si titullar. Ai nuk është plotësisht gati (për shkak të nisjes së përgatitjeve me vonesë), ndaj stafi teknik ka menduar që ai të jetë në stol. Lajm i mirë për trajnerin Daja është rikthimi i Agustin Torasës. Braziliani e ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë plotësisht gati për ta nisur që nga minuta e parë. Ndryshimet priten që sot të jenë të pakta në formacionin e Flamurtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"