Një muaj pushime, sulmuesi i Tiranës kthehet në ekip se ka frikë nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 11:11

Një muaj pushime, sulmuesi i Tiranës kthehet në ekip se ka frikë nga…

Junus Sentamu u jep fund pushimeve pas një muaji. Edhe pse u tha që ugandezi nuk do të kthehej për këtë sezon, duket se diç- ka ka ndryshuar dhe sulmuesi ka marrë rrugën drejt Shqipërisë dhe prej ditës së djeshme u vendos nën urdhrat e Ze Marias. Sulmuesi udhëtoi drejt Ugandës që më 18 mars dhe që prej asaj kohe, humbi jo vetëm Apoloninë, por edhe Bylisin me Pogradecin. “Bllokimi” fillimisht ndodhi për çështje procedurash, por sapo u zgjidh ky ngërç, mendoi shënuesi më i mirë i Tiranës që të hapte telashe të tjera. Klubi i patë prerë biletën që të vinte një javë më herët, por lojtari e dogji.

sentamu

Rreziku për të evituar ndonjë gjobë të mundshme, ndoshta e ka sjellë Sentamunë në kryeqytet. Ze Maria me shumë gjasë do i japë minuta që këtë javë, megjithatë edhe kjo duhet parë. Kur njihet karakteri i trajnerit brazilian, që në formacion përfshin vetëm ata që angazhohen në çdo seancë stërvitore, vështirë se do t’i kthejë sytë nga një lojtar që ka gati një muaj pa e parë. Nuk është e para herë që Junus Sentamu bën “rebelin”. Kujtojmë që edhe fazën përgatitore të dimrit e nisi me vonesë. Skuadra kishte ditë në Turqi, ndërsa ai iu bashkua me vonesë për një dëshmi penaliteti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"