Një muaj pritje, Kukësi zyrtarizon mesfushorin që u “mbajt peng” nga hakerat iranianë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 15:51

Një muaj pritje, Kukësi zyrtarizon mesfushorin që u “mbajt peng” nga hakerat iranianë

Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar sot më në fund firmën me mesfushorin nga Mauritania, Abdou M’Bark El Id. Lojtari kishte gjetur akordin me verilindorët që në verë, ndërsa dokumentacioni ishte dërguar para mbylljes së afatit të transferimeve në FSHF dhe FIFA.

el id

Por për shkak të sulmeve kibernetike nga hakerat në sistemet informatike shqiptare, pajisja me vizë dhe udhëtimi i tij drejt Shqipërisë u shty disa herë.

NJOFTIMI I KUKËSIT  

Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Abdou M’Bark El Id është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2025 duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mesfushori nga Mauritania ka firmosur me ekipin tonë në merkaton e verës, por vonesat me vizën kanë bërë që futbollisti të bashkohet me vonesë me ekipin. M’Bark është aktivizuar me ekipe si Concorde dhe Nuadhibou në kampionatin e tij dhe ne Numancia B në Spanjë.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit M’Bark dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë.

Skeda e Lojtarit:
Emri: Abdou M’Bark El Id
Mosha: 23 vjeç
Kombësia: Mauritania
Gjatësia: 1.89 m
Pozicioni: Mesfushor

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"