Një muaj kampion bote me Argjentinën, Mesi: Çfarë çmendurie e bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2023 | 14:45

Një muaj kampion bote me Argjentinën, Mesi: Çfarë çmendurie e bukur

Një muaj pas shpalljes kampion bote me Argjentinën, Lionel Mesi u është rikthyer emocioneve të jashtëzakonshme që i ka dhuruar triumfi në Katar.

mesii

Sulmuesi ka reaguar më anë të një postimi në rrjetet sociale, ku rrëfen momentet e paharrueshme në Kupën e Botës.

“Një nga muajt më të bukur në botë dhe ende nuk mund ta besoj. Çfarë çmendurie të bukur jetuam gjatë gjithë asaj kohe, që përfunduam duke ngritur kupën që të gjithë e donim aq shumë. Natyrisht, të qenit kampion e bën gjithçka më të bukur, por sa muaj të mrekullueshëm kam pasur, sa kujtime të bukura kam dhe më mungojnë. Më mungojnë kolegët e mi, ditët me ta, shokët, bisedat, seancat stërvitore, marrëzitë që bënim… Sa bukur ishte të shihja familjen time duke shijuar një përvojë të paharrueshme çdo ditë, për të gjithë dhe sa bukur ishin ndeshjet dhe të shihje çmendurinë e njerëzve në fushë dhe në Argjentinë. Faleminderit Zotit për kaq shumë. Siç thashë, e dija që do të ma jepje. Ajo që nuk mund ta imagjinoja ishte pasi e kisha arritur dhe nuk gabova, sepse nuk mund ta imagjinoja kurrë çmendurinë e njerëzve në festa. Epo u bë një muaj që jemi… kampionë bote!”, shkruan Mesi në postimin e tij në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"