Një mrekulli i fut në Champions, Xhaka shpërthen ndaj Arsenalit: Duhen lojtarë me b*le për të luajtur në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2022 | 14:43

Një mrekulli i fut në Champions, Xhaka shpërthen ndaj Arsenalit: Duhen lojtarë me b*le për të luajtur në Europë

Arsenali e djallosi objektivin Champions, me dy humbjet e fundit përballë Totenhemit dhe Njukasëllit, me skuadrën e drejtuar nga Arteta që renditet në vendin e 5-të dhe duhet që ekipi i Kontest ë humbasë përballë Noruiçit të vendit të fundit dhe vetë të fitojë përballë Evertonit.

xhaka

Pas asaj humbje të turpshme me shifrat 2-0 kundër Njukasëllit, ishte mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i cili nuk u përmbajt dhe shpërtheu kundër ekipit të tij, duke i kritikuar në maksimum.

“Performanca jonë nuk ishte e mjaftueshme për në Ligën e Kampionëve. Madje nuk ishte e mjaftueshme as për Ligën e Europës. Ne na duhen lojtarë me b*le për të luajtur ndeshje të tilla”, ishin fjalët e mesfushorit 29-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"