Një “motor” për mesfushën e Turbinës, Bejzade: Konkurrencë e madhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 19:43

Një “motor” për mesfushën e Turbinës, Bejzade: Konkurrencë e madhe…

Turbina barazoi 1-1 me Egnatian, duke e lënë të hapur kualifikimin për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. E megjithatë, kjo ndeshje është arkivuar dhe cërrikasit janë përqendruar te transferta me Bylisin. Synimi është marrja e ndonjë pike, ndonëse e vështirë do të jetë. I këtij mendimi është edhe 19-vjeçari Abjel Bejzade, i cili për gazetën thotë:

Turbina

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Turbinës këtë sezon futbollistik. Ndihem mirë, pasi kam arritur të zë vend në formacion pas një konkurrence të madhe. Kam bërë tri paraqitje shumë të mira në tri takimet e para dhe do vazhdoj të jap maksimumin tim në çdo sfidë. Është përgjegjësi e madhe të jesh ‘motori’ i një ekipi, në një moshë të re siç jam unë. Pas barazimit me Egnatian, duhet të mendojmë për Bylisin. Kundërshtari ka një ekip të fortë, por ne do të tentojmë të marrim pikë”.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"