Një mbrojtës serb dhe një mesfushor brazilian, zbardhen planet e merkatos te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 11:42

Një mbrojtës serb dhe një mesfushor brazilian, zbardhen planet e merkatos te Kukësi

Situata mjaft e vështirë që Kukësi kaloi mbas humbjes me Partizanin në Kukës u përsërit sërish, kësaj radhe ndaj Skënderbeut, ku të shtunën e kaluar skuadra e trajnerit Milinkoviç humbi me rezultatin 2-1. Humbja me Partizanin i kushtoi rëndë ekipit kuksian, pasi u shoqërua edhe me largime lojtarësh, siç ishte rasti mesfushorit Hair Zeqiri.

kukesi

Këtë radhë, përveç debateve të ashpra mes pjesëtarëve të stafit, kreu i klubit verilindor mori vetëm vendimin e gjobitjes me rroga mujore për ekipin, gjithashtu edhe me ultimatumin e 3 fitoreve radhazi që vetë ekipi e ndien si detyrim moral. Duke parë ecurinë e dobët në kampionat, drejtuesit po mendojnë seriozisht për merkaton e dimrit.

Sipas burimeve në klub, drejtuesit do të bëjnë të paktën 4-5 përforcime. Prioritet janë gjetja e një mbrojtësi të djathtë ose qendre, një mesfushori të djathtë të mirëfilltë, një mesfushor qendre, si dhe afrimi i qendërsulmuesi.

Kukesi stervitje

JAKOVLJEVIÇ- Emri i parë i përfolur në kampin kuksian si përforcim i mundshëm për janarin është mbrojtësi serb i lindur në Prishtinë, Ivan Jakovljeviç, që luan me Flamurtarin. Mbrojtë- si 28-vjeçar është polivalent, luan si mbrojtës qendre dhe i djathtë dhe eksperienca që ka krijuar në Superiore i shkon për shtat Kukësit. Duke qenë se i përfundon kontrata në janar, pala kuksiane beson te ky transferim.

jakovljevic

MESFUSHOR BRAZILIAN– Një emër tjetër që verilindorët kanë nisur ta studiojnë është mesfushori brazilian, Felipe Nunes, i cili luan si mesfushor qendre dhe organizator. Braziliani ka lindur me 20 maj 1990, 177 cm i gjatë. Nunes ka luajtur në disa klube më parë në Brazil si, Botafogo, Bragantino, Gremio etj. Gjithashtu ka luajtur edhe në Gjeorgji me Shukura Kobuleti. Braziliani po studiohet nga përgjegjësit e merkatos, më pas do vendosin për atë.

Nunes

ALTERNATIVAT- Sakaq, verilindorët do të studiojnë shumë alternativa për këtë rol dhe role të tjera, pasi në afrimet që do bëhen, presidenti Gjici nuk fal më për cilësinë e tyre. Kreu i klubit ka dërguar dhe zv/trajnerin Ivan Gvozdenoviç në Serbi dhe prej tij pret raportin para Vitit të Ri për të paktën dy lojtarë, për të cilët ai do të mbajë përgjegjësi për cilësinë e tyre.

Një gjë është e sigurt, Kukësi do ndërhyjë fuqishëm në merkato nëse afrohet me Skënderbeun me pikë, në të kundërt do ketë ulje rrogash dhe largime nga ekipi, si dhe reduktime shpenzimesh.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"