Një mal me valixhe, zbarkon blerja e re e Interit/ Merr me vete gjithë familjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2021 | 23:04

Një mal me valixhe, zbarkon blerja e re e Interit/ Merr me vete gjithë familjen

Holandezi Dumfris, është zëvendësuesi i Hakimit te Interit. Marota dhe Ausilio kanë bindur drejtuesit më të lartë të klubit të PSV-së që të pranojnë ofertën prej 12,5 milionë eurosh plus 2 milionë të tjera në formulën e bonusit.

Dumfris

Një shifër që i ka dhënë dritën jeshile këtij transferimi dhe që i ka kënaqur të gjithë. Lojtari holandez mbërriti në Milano në mbrëmje dhe nesër do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, për të firmosur kontratën me zikaltërit.

E8nJ3C9WEAIXcyl

Bashkë me të në Milano zbaroi edhe e gjithë familja e tij. Lojtari në fakt ka dashur që ta ndajë këtë moment të rëndësishëm me personat më të dashur, ndërkohë që ai dëshironte vetëm kampionët aktualë të Serisë A. Ajo që bie në sy është numri i lartë i valixheve, që mbrojtësi ka marrë me vete.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"