Një lojtar rezultoi pozitiv me Covid-19, shtyhet orari i ndeshjes në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 16:44

Një lojtar rezultoi pozitiv me Covid-19, shtyhet orari i ndeshjes në Serinë A

Ishte planifikuar të luhej në orën 15:00, por ndeshja mes Xhenoas dhe Napolit është shtyrë për në orën 19:00. Ky vendim ka ardhur pasi portieri i Xhenoas, Matia Perin rezultoi pozitiv me Covid-19.

perin

Do të duhen disa orë që testet e pjesës tjetër të skuadrës të dalin, pasi i gjithë ekipi i Xhenoas i është nënshtruar testeve. Vetëm pasi të mësojnë përgjigjet e testeve, atëherë Xhenoa do udhëtojë drejt Napolit për përballjen e ditës së nesërme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"