Një kujtesë kur Shqipëria “nuk ka” kampionate basketbolli e volejbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 16:57

Një kujtesë kur Shqipëria “nuk ka” kampionate basketbolli e volejbolli

NGA BESNIK DIZDARI

Dizdari2

Dr.Giovani Armillotta, njohës i mirënjohur i sportit shqiptar, më dërgon këtë shkrim, për e pakta tri ndreqje në histori. Kanë të bëjnë me volejbollin e sidomos me basketbollin.

Më duket me vend ky shkrim i Armmillotta-s , sidomos këto ditë kur qeveria shqiptare ka “zhdukur” basketbollin e dhe volejbollin nga parketet e pallateve të sportit të Shqipërisë. E vetmja në Europë! Çka është një goditje e pamëshirshme për vlerat, rëndësinë dhe sidomos për zhvillimet e këtyre sporteve në Shqipëri. (Do të merrem një herë tjetër me këtë “mrekulli”).

Pa u zgjatur them se “ndreqjet” e Armillotta-s, nuk janë thjesht ndreqje në histori. Janë mirëfilli histori. Siç e shihni, emra të pa fund, statistikë unike, rrjedhë ngjarjesh pa shumë komente. Është fjala për të pashlyeshmit e basketbollit shqiptar të tillë si Agim Fagu, Bujar Shehu, Kujtim Kasmi, Viktor Papavangjeli, Nikolin Pali, Besnik Pëllumbi, Rahmi Rusi, Gavrosh Levonja, Roland Topalli, Gjergji Ikonomi, Vadimir Gjinaj… Dhe dy trajnerë të mirënjohur si Feti Borova – legjenda e basketbollit shqiptar – dhe Xhoxhi Baho.

soft-foam-big-volleyball-basketball-key-pendant

Në radhët e Armillotta-s ka dhe një zbulim të mbas 50 vjetëve që na tregon se Agim Fagu ynë i madh, nuk ishte i dyti, por pikëshënuesi i parë i grupit të Shqipërisë në kualifikimet e Kampionatit Europian të asokohe. Nga ana tjetër, teksa shohim renditjen e atij Kampionati, Shqipëria është e 18-ta duke lënë mbrapa këto shtete: Austri, Zvicër, Egjipt, Skoci, Danimarkë, Holandë, Angli, Uells.

A jemi në gjendje që sot mbas 50 vjetëve të mund të fitojmë kundër këtyre shteteve…? Ndonëse më e rëndësishme se kjo pyetje është kjo tjetra: si guxojnë qeveria shqiptare, ministria e saj të ndalojnë basketbollin e volejbollin në Shqipëri? Madje si asnjë shtet tjetër në Europë me në krye “Kosovën” tonë?…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"