Një krizë e paralajmëruar, çfarë rrezikojnë Lautaro e Konte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 21:24

Një krizë e paralajmëruar, çfarë rrezikojnë Lautaro e Konte

Vjen dimri, sado i vakët, dhe Interi shkon në “letargji”: nga e premtja 6 dhjetor deri më sot zikaltrit kanë grumbulluar 11 pikë në 7 ndeshje, duke barazuar me Romën, Fiorentinën, Atalantën, Leçen dhe Kaljarin; fitore vetëm kundër Xhenoas dhe Napolit.lautaro-martinez-inter-furioso

Përtej një 0-0 kundër verdhekuqve dhe suksesit 4-0 kundër kuqebluve, skuadra e Antonio Kontes ka pësuar gjithmonë gol, duke u përmbysur madje në të katërt barazimet 1-1 (dhe me gola të pësuar përherë në përfundimet e ndeshjeve). Dhe nëse barazimi kundër Atalantës është “pranuar”, në Firence, po ashtu si në Leçe dhe me Kaljarin dje Interi ka shpërdoruar shumë, i paaftë të mbyllë ndeshjen dhe më pas i ndëshkuar.

FOTOGRAFI – Statistikat fotografojnë kështu një frenim që përveçse ka zbehur paraqitjet e mira të treguara deri tani, ka arsye shumë të qarta: derisa zikaltrit kanë shtypur gazin pa u kursyer dhe kanë pasur forcën të mbajnë gjithmonë në maksimum xhirot e motorit gjithçka ka shkuar mirë, më pas problemet numerike dhe teknike të skuadrës të mbledhura me një rënie të pashmangshme fizike kanë bërë pjesën tjetër. Një llogari e hidhur, mbi të cilën peshojnë edhe disa pasiguri arbitrale.

Megjithatë, ka edhe faktorë të tjerë: skuadra është e lodhur, nervoze dhe po aq nervoz është edhe trajneri. Një nervozizëm, megjithatë, steril që në vend që të nxisë ambientin po funksionon si frenë. Konte ka arsyet e tij, kjo është e sigurt. Për muaj të tërë ka shtyrë në maksimum duke përballuar edhe dëmtimet dhe mungesat e rëndësishme, priti janarin për të parë sërish skuadrën e tij të plotë dhe të kompletuar nga merkatoja, por me llogari të kryera në përfundim të seksionit dimëror ka mundur të shtojë vetëm Eshli Jangun.
GettyImages-1196469075-638x425

Dëmtimet (Azamoah, D’Ambrozio, Galjardini dhe Brozoviç), skualifikime (një turn Shkriniar, Barela dhe Kandreva) dhe çështjet e merkatos (Politano dhe Vesino) kanë shfaqur anët negative të skuadrës. Ndërsa afrimi tjetër i konfirmuar, pra Viktor Mozes, i është bashkuar skuadrës vetëm prej pak ditësh, shumë pak për t’u përshtatur plotësisht me organikën.

PEZULLIME – Si të mos mjaftonin këto, është paraqitur një çështje e re: ditën e djeshme Lautaro Martinez u përjashtua me karton të kuq për shkak të protestave (u ndëshkua edhe Berni): një problem jo i vogël duke konsideruar faktin që pas Udinezes (dhe Fiorentinës në Kupë) në kampionat vjen derbi. Vendimi pritet brenda 24 orëve të ardhshme.

Numri 10 zikaltër rrezikon së paku dy turne, ndërsa për sa i përket stafit teknik, vlerësimi do të varet nga fjalët e thëna në drejtim të kryesorit: Konte dhe bashkëpunëtorët rrezikojnë një ose dy javë. Pa harruar Andrea Ranokian, i cili është kapur nga telekamerat duke pështyrë përpara gjyqtarit të katërt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"