Një kosovar drejt firmës, Erzeni tenton edhe futbollistin që e mbylli me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2022 | 14:31

Një kosovar drejt firmës, Erzeni tenton edhe futbollistin që e mbylli me Dinamon

Erzeni është padyshim skuadra më aktive në merkato në këto ditë.

ERZENI

Dje shijakasit zyrtarizuan plot gjashtë afrime, por është fakt që ata nuk do të ndalen me kaq, pasi edhe organika e ekipit e ka të nevojshme të përmirësohet.

Emri i radhës që po qarkullon tek Erzeni është Adnard Mehmeti.

Mesfushori me tipare defensive në sezonin e fundit është aktivizuar te Vushtrria në Kosovë dhe duket se është pranë transferimit në Superiore.

Klubi i Erzenit dhe pala e lojtarit janë në negociata të avancuara dhe marrëveshja nuk pritet të vonojë.

SIDIBE

MESFUSHORI – Lancinet Sidibe duket se do të qëndrojë sërish në Superiore dhe do të kalojë tek Erzeni.

Pas ndarjes me Dinamon në fund të sezonit, mesfushori nga Guinea është në kërkim të një aventure të re dhe Erzeni është një nga mundësitë.

Ish-mesfushori i Tiranës e Besëlidhjes është në negociata me Erzenin dhe po diskuton kushte e një marrëveshjeje të mundshme. Në ditët në vijim pritet të kemi më shumë informacione rreth këtij operacioni.

MBROJTËSI – Klejdi Dibra është një tjetër lojtar në bisedime me drejtuesit e Erzenit.

Mbrojtësi i qendrës në sezonin e fundit ishte pjesë e Burrelit në Kategorinë e Parë, ku shkëlqeu dhe e vendosi veten mes qendrave më të mira të ligës.

Tek Erzeni e njohin mjaft mirë shkodranin, sepse e kanë pasur përballë. Aktivizimi në Superiore është arsyeja që i bën shijakasit të jenë pretendentët kryesorë për të firmosur me Dibrën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"