“Një klub që është makineri për Topin e Artë”, Mbape ëndërron për Realin: Nëse Benzema nuk e fiton, ai duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 14:36

“Një klub që është makineri për Topin e Artë”, Mbape ëndërron për Realin: Nëse Benzema nuk e fiton, ai duhet të…

“France Football” ka nxjerrë listën me 30 kandidatët për të fituar Topin e Artë 2022. Mes tyre ndodhet dhe sulmuesi i PSG-së, Kilië Mbape, i cili në një intervistë për “L’Equipe”, ka folur për këtë listë, teksa veten e tij vendos mes tre më të mirëve.

mbape

“Tre më të mirët për mua? Unë, Benzema dhe Mane. Benzema kishte sezonin e jetës së tij në moshën 34-vjeçare, duke qenë deçiziv në fitimin e një tjetër Champions-i. Nëse do të isha Karimi, nëse nuk do ta fitoja këtë vit, do të hiqja dorë së menduari përgjithmonë nga Topi i Artë”, u shpreh si fillim francezi.

Më pas 23-vjeçari foli dhe për Realin e Madridit, të cilën e refuzoi për të qëndruar te PSG-ja, por që duket se nuk e ka harruar akoma. “Real Madridi është një makineri për të fituar Topin e Artë, duhet ta pranojmë këtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"